Ndihma për viktimat në Zvicër

Ju ka ndodhur diçka e keqe në Zvicër? Nuk dini se ç’të bëni tani? Atëherë kontaktoni ndihmën për viktimat.

Titelbild - Ndihma për viktimat në Zvicër

Keni qenë viktimë e krimit në Zvicër?

Për shembull jeni

  • lënduar në një vjedhje?
  • përdhunuar, shfrytëzuar seksualisht apo abuzuar?
  • abuzuar apo rrahur nga bashkëshorti, bashkëshortja apo prindërit?
  • keni qenë viktimë e një aksidenti rrugor?

Atëherë keni të drejtën të merrni mbështetje nga ndihma për viktimat.

Për kë është ndihma për viktimat?

Ndihma për viktimat është në dispozicion për të gjithë njerëzit që janë lënduar në Zvicër fizikisht, mendërisht ose seksualisht nëpërmjet një vepre penale.

  • Pavarësisht gjinisë, moshës, orientimit seksual apo besimit
  • Pavarësisht se nga cili shtet jeni, ose nëse keni jetuar në Zvicër për një kohë të gjatë.

Ndihma për viktimat është edhe për ju nëse nuk jeni prekur direkt. Por dëshironi të ndihmoni një person që është i afërt për ju.

Çfarë bën Ndihma për viktimat?

Së pari, punonjësit e Ndihmës për viktimat thjeshtë ju dëgjojnë. Që ju të mund të tregoni ato që keni kaluar. Më pas ata do t’ju thonë se çfarë mund të bëni dhe cilat janë të drejtat tuaja. Ata ju ofrojnë ndihmë konkrete:

  • Ata ju ndihmojnë të gjeni një avokate ose avokat,
  • Ata mund t’ju ofrojnë një vend ku të jeni të mbrojtur,
  • Ata mund t’ju japin mbështetje psikologjike ose ndihmë mjekësore,
  • Ose ata mund t’ju ndihmojnë me ndihmë financiare në rastet urgjente.

Punonjësit e Ndihmës për Viktimat janë specialistë. Ata ju ndihmojnë ju që të shikoni më qartë dhe të vendosni se si të vazhdoni më tej.

Si mund ta merrni ndihmën për viktimat?

Qendrat e terapisë këshilluese për ndihmën e viktimave gjenden në të gjithë Zvicrën. Telefononi ose shkruani një email. Ju mund të organizoni një takim edhe në qendrën e këshillimit.

Këtu do të gjeni të gjitha qendrat e këshillimit për ndihmën e viktimave në Zvicër

Nëse është e nevojshme, ndihma për viktimat punon edhe me përkthyes e përkthyese, përfshi gjuhën e shenjave.

Nëse nuk jeni të sigurt se ndihma për viktimat është e përshtatshme për ju? Na kontaktoni gjithsesi. Ndihma për viktimat ju informon se kush mund t’ju japë ndihmë të mëtejshme.

Falas, konfidenciale dhe anonime.

Konsultimet me ndihmën për viktimat nuk ju kushtojnë asgjë. Ato janë konfidenciale dhe anonime nëse është e mundur. Askush nuk e mëson historinë tuaj nëse ju nuk e doni që të ndodhë kjo gjë. As policia.

Na kontaktoni.

Ndihma për viktimat është këtu për ju.

NË RAST EMERGJENCE

Policia 117

Ndihma mjekësore 144

Streha mbrojtëse